Ja sa do të kushtojë regjistrimi i popullsisë në Maqedoni

Vitin e ardhshëm në Maqedoni të Veriut do të mbahet i shumëprituri regjistrimi i popullsisë.

Marketing

Ashtu siç theksoi drejtori i Entit Shetëror për Statistikë, Apostoll Simevski, regjistrimi do të zgjasë tre javë dhe i njejti do të kushtojë 8.5 milion euro.

Regjistrimi i popullsisë do të mbahet nga data 1 deri më 21 prill vitin tjetër. Informatë shtesë është se do të mund të nënshkruhen edhe ata që nuk do të gjenden në Maqedoni atë kohë. Kjo do të mund të bëhet përmes një ueb-aplikacioni ose për ta do të informojnë familjarët më të afërm. Por ata do të mund të nënshkruhen një muaj para se të fillojë regjistrimi.

“Në regjistrim do të marin pjesë rreth 6000 persona. Do të përfshijë të gjithë personat, edhe ata që janë në vend edhe ata që nuk janë. Me këtë ligj është paraparë, ata që nuk vetnënshkruhen, të dhënat e tyre ti japin ata që më së miri i njohin. Presim që gjashtë muaj pas regjistrimit të kemi rezultatet përfundimtare. Regjistrimi do të kushtojë, do të zgjasë shumë kohë dhe do të kushtojë rreth 8.5 milion euro. Pjesë e atyre mjeteve do të harxhohen këtë vit me qëllim të pajisemi me mjetet. Regjistrimi do të zgjasë nga 1 deri më 21 prill 2020. Do të kemi një javë shtesë për kontrolle të nevojshme. Sa i përket diasporës, nuk do të ketë regjistrim klasik. Ata do të kenë mundësi të nënshkruhen përmes një ueb-aplikacioni”, theksoi Simevski.

Më tej, regjistrimi i popullsisë do të zbatohet në mënyrë elektronike me laptopë. Do të mbledhen të dhëna gjeografike, ekonomike, etnike dhe fetare. Do të regjistrohen dhe patundshmëritë.

Mdryshe tentimi i fundit për regjistrim të popullsisë ishte në vitin 2011 por i njejti dështoi.

Marketing