Ja sa do të shpenzojë Qeveria për fushatën e referendumit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk planifikon të shpenzojë më shumë se 300 deri 400 mijë euro për fushatën për referendumin. Fushata duhet të kalojë në atmosferë të këndshme dhe atraktive, në të cilën qytetarët do të votojnë “pro”.

Marketing

Këtë dje në Kriva Pallankë e theksoi kryeministri Zoran Zaev i cili sqaroi se nuk duhet të shpenzohen shumë para sepse, siç tha, vetë referendumi nuk është si zgjedhjet parlamentare dhe nuk kërkon shumë shpenzime për fushatë.

“Qëllimet tona janë që referendumi të kalojë në atmosferë sa më të këndshme dhe atraktive, atmosferë ndryshe nga çfarëdo lloj procesesh të tjera zgjedhore. Dhe për këtë besoj se qytetarët në atmosferë të tillë të këndshme do të dalin dhe do të votojnë ‘pro'”, tha Zaev.

Sot përfundoi koha e prolonguar për grupet parlamentare që të sqarohen se a do të marrin pjesë në fushatë dhe a janë “pro” ose “kundër”. Deri më tani janë prononcuar vetëm partitë nga shumica qeveritare, përderisa qëndrimi i VMRO-DPMNE-së duhet të kumtohet sot.

Ndërkohë, Kuvendi kumtoi se 71 deputetë në mënyrë aktive do të marrin pjesë në fushatë “Pro” referendumit ndërsa deputeti Antonio Milloshovski është i vendosur se do të bojkotojë.

Marketing