Ja sa është jehona e votuesve deri në ora 15:00

Deri në orën 15, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë mbërritur të dhënat për daljen në votime nga 2110 vendvotime. Nga gjithsej 1.092 341 votues të regjistruar në këto vendvotime, kanë votuar 392 066, respektivisht 35.89%.

Marketing

Sipas të dhënave të deritanishme lidhur me daljen, dalje më e madhe është shënuar në Novaci me 57,69%, ndërsa dalje më e ulët në Qendër Zhupë, 13,11%. Deri më tani, votimi ka qenë i qetë në të gjitha vendvotimet.

Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 233 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës personale të votimit. Prej tyre, 38 kundërshtime janë pranuar dhe zgjedhësve iu është mundësuar realizimi i të drejtës së votës, 21 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta dhe 22 kundërshtime janë refuzuar. Kundërshtimet e mbetura janë duke u përpunuar.

Në faqen rezultati.sec.mk mund të ndiqni drejtpërdrejt daljen e votuesve, në total dhe sipas komunave.

Marketing