Ja sa këshilltarë fituan partitë në zgjedhjet në Tetovë

Sipas rezultateve të para preliminare të KSHZ-së, Lëvizja BESA ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve komunal në zgjedhjet e djeshme për Këshillin e Tetovës.

Marketing

Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate këshilltarësh me 9620 vota të fituara, duke vijuar më pas BDI me 11 mandate me 8702 vota të fituara.

VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë me 3332 vota dhe LSDM ka fituar 2 këshilltarë me 1953 vota.

Nga një këshilltarë kanë fituar Alternativa me 1118 vota dhe PDSH me 1058 vota.

Këshilli komunal numëron 31 këshilltarë ndërsa për formimin e shumicës do të duhen 16 këshilltarë.

Aleanca për Shqiptarët nuk ka fituar asnjë mandat duke shënuar një rezultat katastrofal me vetëm 777 vota.
Dalja e votuesve ishte 35,31% ndërsa rezultatet zyrtare pritet të shpallen deri të martën.