Ja sa kushton një statujë e ‘Oscar’

Në industrinë e filmit, një çmim “Oscar” vlerësohet gjerësisht si një nga çmimet më prestigjioze që mund të marrë një artist.

Marketing

Që nga viti 2010, është bërë traditë pas ceremonisë së çmimeve për fituesit e mbrëmjes, që të marrin statujat e tyre me emrat e gdhendur.

Por sa kushton të bësh një “Oscar” dhe çfarë vlere ka statuja?

Në një video të vitit 2017 të prodhuar nga Coinage, kompania personale e financave e Time Inc, thuhet se kostoja e bërjes së një statuje “Oscar” është rreth 400 dollarë (307 £).
Megjithatë, vlera e saj nuk është kaq.

Në vitin 2015, një gjyqtar nga Los Angeles vendosi që një statujë e fituar në vitin 1942 nga Joseph C Wright, e cila më parë ishte shitur për 79,200 dollarë (61,180 £) – duhet t’i jepej Akademisë për 10 dollarë.

Nga viti 1951 e deri disa vjet më parë, një rregull përcaktonte që ata që fitojnë një statujë “Oscar”-i dhe trashëgimtarët e tyre, nuk mund ta shesin atë pa ia ofruar më parë Akademisë për 10 dollarë.

Sidoqoftë, disa vjet më parë rregullorja ndryshoi, kështu që ata që disponojnë një “Oscar” dhe që dëshirojnë ta shesin atë, duhet së pari t’ia ofrojnë Akademisë për 1 $ (77p).

“Fituesit e çmimeve nuk do të shesin statujën e “Oscar”-it, as të lejojnë që ajo të shitet pa ia ofruar më parë Akademisë për shumën prej 1 $”.
Pra nëse dikush vendos të shesë statujën e tij, do të marrë vetëm 1 dollar nga Akademia.