Ja sa pritet në vendkalimet kufitare për hyrje në RMV

Për shkak të frekuentimit të shtuar të automjeteve, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në VK Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritje është rreth 30 minuta.

Marketing

Lidha Auto Moto e Maqedonisë së Veriut informon se në vendkalimet e tjera, nga ana e vendit tonë, sonte nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

“Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është shtuar”, kumtoi LAMM.