Ja sa shoferë në Shkup automjetet e tyre i kanë parkuar në mënyrë të parregullt

Dyqind e shtatë shoferë në mënyrë të parregullt i kanë parkuar automjetet e tyre për shkak të së cilës janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit. Nga SPB Shkup sot informojnë se automjetit special “karrotrec” ka larguar 58 automjete. Sipas buletinit të policisë, kanë ndodhur 11 aksidente nga të cilat në pesë janë lënduar më lehtë 11 persona. Në gjashtë aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Me shpejtësi më të madhe nga e lejuara kanë lëvizur 58 shoferë, ndërsa gjashtë kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Trembëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin me makinë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, ndërsa janë përjashtuar nga trafiku edhe dy shoferë fillestarë. Me patentë shoferë të skaduar kanë drejtuar automjetin 15 shoferë, ndërsa dy janë përjashtuar nga trafiku për shkak të automjeteve teknikisht të parregullta.