Jahmir Hyka është në përfundim të kontratës me ekipin e tij në Kinë dhe tashmë është vendosur në qendër të merkatos nga ekipi durrsak i Teutës.
Është mësuar se të dyja palët janë kontakte dhe në orët në vijim mund të ketë diçka konkrete.
Lojtari është me eksperiencë të madhe por problem është forma e tij pasi nuk ka qënë aktiv.
Teuta deri më tani ka afruar 6-të lojtarë dhe Hyka mendohet të jetë i shtati dhe i fundit për këtë merkato të janarit. 33-vjeçari do të ishte i gatshëm të rikthehej në Superiore.