Ballina Lajme Botë Jahti luksoz përfshihet nga flakët, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar...

Jahti luksoz përfshihet nga flakët, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar (VIDEO)

Një jaht luksoz është përfshirë nga zjarri në brigjet e Majorkës, famtirësisht pati vetëm dëme materiale, ndërsa pasagjerët mundën të shpëtonin duke u hedhur në ujë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë, ku ekipet e shtëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje sapo u dha alarmi.              https://youtu.be/7wDBoP5JMDM?si=0IGIv7h7xDmzNyB9

Skuadra e shpëtimit dërgoi menjëherë anijen “Salvamar Saiph” nga Palma, e cila ju shkoi në ndihmë katër pasagjerëve që përfunduan në det ndërsa jahti po përpihej nga flakët.

Ky është incidenti i dytë në brigjet e Majorkës në vetëm pak ditë. Të shtunën, një jaht luksoz u mbush me ujë dhe u fundos në fund të Mesdheut. Edhe këtu u shpëtuan të gjithë pasagjerët, përfshirë një familje gjermane.

Marketing
Exit mobile version