Jakimovski është arrestuar, do të nxirret para gjykatësit

Ish kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski mbrëmë është arrestuar dhe gjendet në njërin prej stacioneve policore në Shkup. Deri në fund të ditës pritet ai të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake.

Marketing

“Stevço Jakimovski mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta është privuar nga liria. Në pajtim me Ligjin për procedurë penale vijojnw afatet dhe në 24 orët e ardhshme ai duhet të nxirret para gjykatësit në procedurë paraprake. Deri atëherë ai do të jetë në stacion policor. Presim sot të dalim para gjykatësit në procedurë paraprake kur do të dihet nëse do të ketë propozim- masa nga prokuroria dhe organet tjera kompetente”, deklaroi avokati i ish kryetarit të komunës, Viktor Cvetkovski.

Sipas Cvetkovskit, ky është sulm ndaj angazhimit politik të Stevço Jakimovskit.

Policia financiare dje hyri në disa objekte banesore të familjes Jakimovski duke kërkuar dokumente për raste të caktuara.
Tani për tani nga policia financiare nuk ka informacione zyrtare

Marketing