Ish kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski mbetet në arrest shtëpiak dhe i ndalohet komunikimi me persona të përfshirë në ngjarjen penale-juridike.
“Duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes dhe të të akuzuarit, Gjykata Penale e Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion për S.J. e refuzoi ankesën, e konfirmoi masën arrest shtëpiak dhe në mënyrë shtesë e përcaktoi masën dhe ndalimin e komunikimit me persona të përfshirë në ngjarjen penale-juridike dhe ndalesën për përdorim të mjeteve për komunikim pa leje të gjykatës”, kumtuan nga Gjykata Penale për MIA-n.
Për V.C. dhe T.Gj. Gjykata Penale i ka konfirmuar vendimet në tërësi.