Jakovlevska: Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe, duhet të reagoj si Shqipëria apo Kroacia

Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska sonte në emisionin debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se Maqedonia po mbahet shumë keq në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

Sipas saj, vendi duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia.

“Duhet të mbajë qëndrim për të gjithë këtë. Mjaft qëndrimi ynë se nëse nuk jemi me serbët do të na ikën çështja shqiptare ose do të jetë kështu apo tjetra. Me një fjalë, Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe”, tha Jakovlevska.

Sipas saj, vendi është shumë i ndjeshëm ndaj propagandës serbe. “Mbi 75 për qind e lajmeve që hyjnë në Maqedoni janë nga Rusia, të cilat na vijnë përmes Beogradit. Jemi tmerrësisht të ndjeshëm ndaj propagandës serbe si dhe budallallëqeve të tjera që na ofron Vuçiq”, tha Jakovlevska./TV21