Ballina Lajme Botë “Jam fshehur me fëmijët në bodrumin e shtëpisë”, rrëfimi prekës i qytetarit...

“Jam fshehur me fëmijët në bodrumin e shtëpisë”, rrëfimi prekës i qytetarit ukrainas

Një qytetar nga Kharkiv i Ukrainës ka treguar se tanket ruse ishin vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij.

Marketing

Në një intervistë për BBC 50-vjeçari nga Kharkiv thotë se ka parë tmerrin me sytë e tij, teksa shumë mjete ushtarake dhe trupa të armatosur kalonin afër shtëpisë.

“Ne po rrimë në shtëpinë tonë në një bodrum”, thotë qytetari ukrainas për BBC.

“Jam unë dhe gruaja ime, dy djemtë dhe mamaja ime 80-vjeçare, djemtë i mbajmë në bodrum shumicën e kohës. Ne kemi energji elektrike, shtëpi të ngrohtë, ujë dhe internet. Jo të gjithë janë kaq me fat. Ne thirrëm shoqen tonë që të bashkohej me ne – ajo ka një të porsalindur dhe një fëmijë të vogël. Por ajo nuk mund të rrezikojë për të ardhur deri këtu.”

Ai shtoi gjithashtu tha se beson se forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e plotë të Kharkiv, siç ka pretenduar dhe guvernatori i qytetit./abcnews.al/

Exit mobile version