“Jam musliman”, Benzema tregon arsyen pse zgjodhi ti bashkohet Al Ittihadit

Karim Benzema ditë më parë edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra arabe Al Ittihad.

Marketing

Sulmuesi francez ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, pasi do të qëndroj në Arabin Saudite deri në vitin 2026, ku do të përfitoj rreth 200 milionë euro në vit, shkruan IndeksOnline.

Fituesi i Topit të Artë në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ka bërë të ditura arsyet pse ka zgjedhur ti bashkohet skuadrës së Al Ittihadit.

“Unë jam një musliman, është një vend musliman dhe dua të jetoj atje. Është mirë të jesh në një vend musliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan. Kjo do të më lejojë të filloj një jetë të re. Unë dua të jem rrjedhshëm në arabisht, kjo është e rëndësishme për mua. Meka është gjithashtu afër dhe është e rëndësishme për një besimtar si unë. Ata janë në vendin tim. Kur fola me familjen time ata ishin të gjithë shumë të lumtur, kuptuam se vendi ynë është në Arabinë Saudite.”, ka deklaruar Benzema./IndeksOnline/

Marketing