Ballina Lajme Shqipëri Jam në gjendje të rënduar emocionale, nuk mund…”, çfarë tha Erdgys Arrazi...

Jam në gjendje të rënduar emocionale, nuk mund…”, çfarë tha Erdgys Arrazi në sallën e gjyqit?

Gjykata e Shkodrës ka lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” Erdgys Arrazin, babain e tre fëmijëve të mitur të mbytur së bashku me nënën e tyre disa ditë më parë në lumin Bunë.

Marketing

Teksa sot është dërguar nga ambientet e paraburgimit në gjykatë për njohjen e masës së sigurisë ndaj tij, Arrazi është shfaqur në një gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa nuk ka folur shumë në sallën e gjyqit.

Në një gjendje të rënduar, Erdgys Arrazi deklaroi para trupës gjykuese se: “Në këto momente nuk mund të flas sepse nuk jam në gjendje emocionale. Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment më të vonë.”

Ndërkohë avokati mbrojtës, Blerim Bazhdari kërkoi në seancën për masën e sigurisë lirimin e shtetasit Erdgys Arrazi pasi nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon policia dhe prokuroria apo edhe motra e viktimës.

Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.

“Jam në gjendje të rënduar emocionale, nuk mund…”,

Receta e dhënë nga mjeku për të ndjerën Alma Arrazin

Ndërkohë avokati Bazhdari i ka komunikuar pak përpara seancës shtetasit Erdgys Arrazi gjetjen e trupit të fëmijës së tretë, djalit të vogël 3 vjeçar, informacion i cili e ka rënduar psikologjikisht 31-vjeçarin.

Pala mbrojtëse tha se nuk ka asnjë provë se Erdgys Arrazi është shkaktar i vetëvrasjes të 39-vjeçares ndërsa tha se ndalimi është i paligjshëm dhe se klienti i tij duhet që të lirohet sepse nuk ka asnjë provë nga policia apo prokuroria.

Avokati mbrojtës sqaroi edhe lidhjen e pretenduar të Erdgys Arrazit duke thënë se edhe nëse ka patur kjo nuk përbën një vepër penale. Pala mbrojtëse hodhi poshtë çdo pretendim mbi dhunën psikologjike që pretendon policia dhe prokuroria dhe se për këtë mungojnë provat.

Sipas tij, Erdgys Arrazi është një prind që është kujdesur për familjen e tij dhe se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten, e cila kreu aktin e rëndë të vetëvrasjes dhe mbytjes së 3 fëmijëve./a2cnn/

Exit mobile version