James Rodriguez befason me skuadrën e re

David Beckham raportohet se ka kontaktuar me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për një lëvizje të mundshme të James Rodriguez drejt MLS, te skuadra e tij, Inter Miami.

Marketing

Ylli kolumbian është i lidhur me një largim nga Bernabeu, pasi nuk është në mesin e lojtarëve të preferuar të trajnerit Zinedine Zidane.

Është Inter Miami i David Beckham që po interesohet për shërbimet e James Rodriuguez sipas ‘Goal’.

Presidenti Perez raportohet se është i hapur për të dëgjuar ofertat për yllin 28 vjeçar.

Por, vendimtar në këtë operacion do të jetë vullneti i James, që me gjasë do të dëshironte të harxhonte edhe disa sezone në nivelin evropian të futbollit.