Janë regjistruar 196 të sëmurë nga gripi

Gjatë javës së kaluar (31 dhjetor e deri më 6 janar) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 196 të sëmurë nga gripi, që është ulje për tre për qind, krahasuar me javën para kësaj, kur ishin regjistruar 202 raste, theksohet në raportin që në faqen e vet të internetit e ka publikuar sot Instituti për Shëndet Publik.

Marketing

Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i vogël për 20,3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, kur ishin regjistruar 246 raste. Aktiviteti i virusit të gripit është nën nivelin e sezonit, gjegjësisht ende nuk ka arritur pragu i hyrjes në sezonin e gripit, theksojnë nga ISHP.

Numër më i madh të sëmurë (146) janë paraqitur në grupin më të madh të moshës prej 15-64 vjet, ndërsa incidenë më të lartë prej 13 në 100.000 banorë është regjistruar te personat nga grupi i moshës prej pesë-14 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve, 73, janë paraqitur nga rajoni i Njësisë Rajonale Gostivar ku është regjistruar edhe incidenca më e madhe. Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi arrin 1.414.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar të sezonit të kaluar kur ishin regjistruar 1.328 raste, ekziston rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve të paraqitura për 6,5 për qind, ndërsa në krahasim me modelin për tetë sezonet e fundit është regjistruar ulje për 46,9 për qind.