Janë regjistruar 492 shkelje për orën policore dhe maskat

Prej orës 20.00 (26.04.2021) deri në ora 05.00 (27.04.2021) është konstatuar, se 41 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes – orën policore.

Marketing

Gjatë ditës që lamë pas, (26/27.04.2021) sërish, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 451 shkelje.

Ministria e Punëve të Brendshme ka apeluar deri te qytetarët, që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19.

Marketing