Ballina Showbiz Janë rikthyer bashkë? Cozman flet për raportin që ka me Tunën

Janë rikthyer bashkë? Cozman flet për raportin që ka me Tunën

Reperi Cozman dhe këngëtarja Tuna kanë qenë një nga çiftet më të dashura për publikun një herë e një kohë.

Marketing

Lidhja e tyre me shumë turbulenca mbaroi, secili vijoi jetën e tij, e më pas, pas disa vitesh, ata u rikthyen me një projekt të përbashkët muzikor.

Kështu, u krijua përshtypja që Tuna dhe Cozman janë bërë bashkë, edhe në aspektin privat, pas dështimit të martesës së Tunës me Patrisin, me të cilin ka dy djem.

Mirëpo, se a janë bashkë apo jo, ka treguar Cozman.

“Raporti ynë është friendly, jemi vetëm shokë”-ka thënë ai, duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

Por, publiku ka vënë re afrimitetin e tyre gjatë koncerteve, çka ka shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme.

Marketing
Exit mobile version