Janeva mbetet në Shutkë, Gjykata e Apelit refuzon ankesën

Gjykata e Apelit sot edhe zyrtarisht ka sjellë vendim që Katica Janeva të mbetet në burgun e Shutkës. Gjykata ka marrë informatë nga Prokuroria se hetimi ka përfunduar, por megjithatë gjykatësit e Apelit të udhëhequr nga faktet që edhe më tej ekziston rreziku nga arratisja, edhe kanë sjell vendim që Janeva të mbetet në burgun hetues të Shutkës.

Marketing

Katica Janeva nga 21 gushti është në paraburgim si e dyshuara e tretë në rastin “reket”. Përveç asaj dyshohen edhe Boki 13 i cili gjithashtu është në paraburgim dhe Zoran Kiçeec, i cili gjendet në arrest shtëpiak pasi Prokuroria për krim të organizuar edhe zyrtarisht ka konfirmuar se hetimi ka përfunduar.

Marketing