Ballina Lajme Maqedoni Janeva nesër kthehet në Shutkë

Janeva nesër kthehet në Shutkë

Ish Prokurorja Speciale Katica Janeva është në gjendje më stabile dhe me siguri nesër do të transferohet në burgun e Shutkës ku do ta vuaj masën e paraburgimit, që ju shqiptua si e dyshuar në lëndën “Zhvatja”, shkruan Fokus.

Marketing

Janeva tani më katër ditët është për kurim mjekësor në klinikën private “Filipi i Dytë” ku u dërgua të enjten për shkak përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Shtypja e gjakut ka qenë i ulët, ndërsa gjatë analizave mjekët kanë konstatuar se është në gjendje para sulmit në zemër.

Avokatët e Janevës nuk kanë vendosur nëse në bazë të raportit mjekësor do të kërkojnë nga gjykata që masa e paraburgimit të zëvendësohet me masën e paraburgimit shtëpiak.
Së pari dot ë presin vendimin e Apelit për masë më butë për të cilën është ofruar garancion.

Marketing
Exit mobile version