Ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska në fjalët e saja përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, u paraqit si viktimë e përgjimit të paligjshëm dhe e hodhi poshtë gjithë akuzën që i ngarkohet. Ajo në rastin në fjalë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, gjegjësisht në pjesën e shkatërrimit të pajisjes për përgjim, që sipas prokurorisë është tentuar që të fshihen gjurmët. Në pjesën për përgjimet, ajo nuk është e akuzuar dhe kërkoi që të futet në listë si viktimë.