Adnan Januzaj pritet të luajë në Serie B.
Ylli kosovar me pasaportë belge është afër marrëveshjes mes Venezian. Januzaj është futbollist i lirë pas largimit nga Sociedad.
Djaloshi me prejardhje nga Istogu kërkohej edhe nga disa skuadra të Premierligës, por kërkesat e tij dhe ofertat e skuadrave nuk kanë qenë të përafërta.
Kanë mbetur edhe 48 orë deri në fund të afatit kalimtar dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i tij.