Japonia dhe Koreja e Jugut në alarm, Kim Jong Un lëshon një tjetër raketë

Qeveria japoneze u bëri thirrje banorëve në rajonin jugor të Okinawas që të strehohen pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë gjatë orëve të vona të së martës.

Marketing

Auotritetet, sipas AFP, u kërkuan të gjithë qytetarëve që të strehohen në ndërtesa ose bodrume pasi raketa mund të godasë zonën e banuar.

“Lëshimi i raketës. Duket se raketa është lëshuar nga Koreja e Veriut. Ju lutemi evakuoni brenda ndërtesës ose nëntokësore”, tha zyra e kryeministrit Fumio Kishida përmes platformës X.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa besohej se mbante një satelit spiun dhe ishte lëshuar drejt jugut. Ndërkohë Koreja e Veriut kishte njoftuar Japoninë se planifikonte të lëshonte një satelit.

Roja bregdetare e Japonisë tha se Koreja e Veriut njoftoi për nisjen në drejtim të Detit të Verdhë dhe Detit të Kinës Lindore. Koreja e Veriut ishte përpjekur të lëshonte ato që i quajti satelitë spiun dy herë në fillim të këtij viti, por dështoi.