Japonia u ofron familjeve 7500 dollarë për fëmijë, për t’u larguar nga Tokio

Qeveria japoneze po ofron 1 milion jen (7,500 dollarë) për fëmijë për familjet që largohen nga kryeqyteti Tokio, me synimin për të riorientuar banorët në rajone me popullsi të rrallë.

Marketing

Autoritetet në Japoni po rritin format e stimulimit për të joshur njerëzit në zona më të vogla rajonale me një popullsi të vogël, kryesisht të moshuar.

Stimulimi, është dukshëm më i lartë se pagesa e “zhvendosjes” e vitit të kaluar, si pjesë e një përpjekjeje zyrtare për t’i dhënë jetë qyteteve dhe fshatrave në rënie.

Megjithëse popullsia e Tokios ra për herë të parë vitin e kaluar – një prirje që i atribuohet pjesërisht pandemisë së coronavirusit – autoritetet besojnë se duhet bërë më shumë për të reduktuar dendësinë e popullsisë së qytetit, dhe të inkurajojnë njerëzit të fillojnë jetë të re në pjesë të vendit të goditura nga plakja dhe zvogëlimi i popullsisë dhe migrimi i të rinjve në Tokio, Osaka dhe qytete të tjera të mëdha.

Pagesa – e cila do të variojë nga një deri në tre milionë jen në mbështetje financiare – do t’u ofrohet familjeve që jetojnë në 23 pjesët qendrore të Tokios dhe në prefekturat fqinje Saitama, Chiba dhe Kanagawa.

Për të marrë përfitimet, familjet duhet të lëvizin jashtë zonës më të madhe të Tokios, ndërsa disa mund të marrin para nëse lëvizin në zona malore brenda kufijve të qytetit, raporton Guardian.

Qeveria shpreson që rreth dhjetë mijë njerëz do të lëvizin nga Tokio në zonat rurale deri në vitin 2027.

Marketing