Jasharaj: Albinit edhe iu kam bë edhe m’u ka bë tullusum

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka folur për raportin me kryeministrin Albin Kurti.

Marketing

Shefi i ekzekutivit ka refuzuar vazhdimisht takimin me kryesindikalistin e arsimit, derisa ky i fundit vazhdon të paralajmërojë grevë nëse nuk u plotësohen kërkesat mësimdhënësve.

Në emisionin Oxygen, Jasharaj thotë se me tre ish-kryeministrat kishte mirëkuptim por jo edhe me kryetarin e VV-së.

“Edhe m’u ka bo edhe i’u kom bo tullusum”, dëgjohet të thotë Jasharaj në paralajmërimin e emisionit.

Jasharaj mohoi edhe lidhjet me ndonjë parti politike.

“Pasha besën po të isha me një parti unë ia kisha pa hajrin. Fëmija bile ia kishin pa, asnjëri nuk është në punë”, shtoi ai.

“Në bankë, dhe këtë mundet shteti edhe me vërtetu, kam para sa për një varr”, tha Jasharaj.

Marketing