Javën e ardhshme pritet lehtësim i masave kufizuese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se javën e ardhshme do të ketë lehtësime shtesë te masave kufizuese nëse kështu vazhdon trendi.

Marketing

Krahas shkurtimit të orës policore dhe lejes që kafenetë të punojnë deri në ora 22:30, tek autoritetet kanë arritur kërkesa për hapjen e sallave për ushtrime dhe shtimit të numrit të fëmijëve në çerdhe, por ministri Filipçe njoftoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse konsideron se është ende herët për një gjë të tillë.
“Ka rekomandim për karantinë 14 ditore për të gjithë udhëtarët që vinë nga India dhe Brazili, për shkak se atje ka valë të madhe dhe duhet të shohim nëse ai lloj i virusi ka karakteristika më të ndryshme nga ku që ishte tani, ose lloji britanik”, tha Filipçe.

Ai bëri të ditur se Repartet spitalore po i kthehen në punë normale siç është Reparti i Urologjisë, Kirurgjisë plastike si dhe Klinika e Kardiokirurgjisë.

Marketing