Ballina Lajme Kosovë Jean-Claude Van Damme viziton Kosovën

Jean-Claude Van Damme viziton Kosovën

Aktori i mirënjohur, Jean-Claude Van Damme do të vijë në Kosovë.

Marketing

Van Damme do të jetë në Kosovë në mes datave 16-20 korrik. Kështu dëgjohet ai duke thënë në një video të publikuar në instagram nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Miku i Kosovës, artisti i mirënjohur Jean-Claude Van Damme, po vije në Kosovë. Ai shumë herë e deklaroi se ka shumë miq shqiptarë, artistë e sportistë, madje bëri shumë herë edhe shqiponjën si shenjë respekti për ne. Miku im Kushtrim Musliu ka miqësi me artistin e madh Van Damme, i cili vije në Kosovë, për të promovuar markën e orëve të njohura Helfer, nga Zvicra. Besoj se do t’i pëlqej Kosova, pasi me dekada është në shoqëri të vazhdueshme me shqiptarët në botën e filmit dhe jetën e përditshme.”, ka shkruar Lladrovci në instagram.

Exit mobile version