Jeni mbipeshë dhe po përpiqeni të mbeteni shtatzënë? Ja ç’duhet të dini

A e ndikon obeziteti në fertilitetin femëror?

Marketing

Stili i jetesës që ndjekim dhe zgjedhjet që bëjmë janë përgjegjëse për të qënurit të shëndetshëm ose jo. Një shtatzëni e shëndetshme është çelësi i një të porsalinduri të shëndetshëm. Të qënurit mbipeshë padyshim ndikon në shanset për të patur një shtatzëni të shëndetshme. Le të shohim efektet e obezitetit mbi fertilitetin kur përpiqemi të mbetemi shtatzënë:

Disbalanca hormonale
Ka shumë hormone që trupi i prodhon për të siguruar funksionimin normal të të gjitha organeve. Pesha e tepërt shkakton një ç’ekuilibër në nivelet e hormoneve që nga ana tjetër ndikon në mënyrën se si trupi funksionon. Gratë mbipeshë kanë tendencë të kenë nivele më të larta të Leptin-it – një hormon i prodhuar kryesisht nga indet yndyrore të trupit dhe luan një rol të madh në ndërprerjen e balancës hormonale të trupit.

Menstruacione të parregullta
Për shkak të mungesës së ekuilibrit hormonal, truri fillon të “besojë” se periodat nuk vijnë në datën e caktuar. Kjo sjell një cikël të parregullt të menstruacioneve dhe ka një efekt akumulativ. Përveç ndryshimeve të humorit që hormonet shkaktojnë, lirimi i vezëve gjithashtu bëhet i parregullt.

Cilësia e vezëve
Cilësia e vezëve që prodhon trupi është shumë e varur nga shëndeti i gruas. Një trup i shëndetshëm do të prodhonte një vezë të shëndetshme, ndërsa nëse jeni mbipeshë, cilësia e vezëve tuaja do të binte. Obeziteti është gjithashtu përgjegjës për mungesën e ovulacionit, që do të thotë se vezoret nuk lëshojnë vezë në mitër për një shtatzëni të suksesshme.

Rezistenca ndaj insulinës
Mbipesha lidhet me një nivel të rritur të rezistencës ndaj insulinës, një fenomen ku prodhohet më shumë insulinë nga trupi për të mbajtur sheqerin në gjak në një nivel normal. Gratë me një përqendrim më të lartë të yndyrës në bark janë të ndjeshme ndaj këtij problemi. Rritja e nivelit të insulinës në trup shkakton një rënie të proteinës lidhëse hormonale, Globulin-a, e cila është përgjegjëse për rregullimin e hormoneve të estrogjenit dhe androgjenit.

Ndikon në fertilitet
Menstruacionet e parregullta së bashku me prodhimin e parregullt të vezëve zvogëlojnë shanset për të mbetur shtatzënë. Të qenurit mbipeshë ose obeze ka një ndikim të rëndësishëm në fertilitetin tuaj, dhe gjithashtu mund të rrisë gjasat që IVF (Fertiliteti in Vitro) juaj të jetë i pasuksesshëm.

Këshilla për të mbetur shtatzëna nëse jeni mbipeshë

Nuk është detyrë e vështirë për të mbetur shtatzënë nëse jeni në peshën e duhur peshores. Ja disa këshilla për t’ju ndihmuar të keni një shtatzëni të suksesshme.