Kur hani një nga ushqimet tuaja të preferuara me sheqer, truri juaj prodhon dopaminën neurotransmetuese që është kimikati që na bën të ndihemi mirë. Në rastet kur përjetojmë shumë prej saj, pra kur e provojmë nga konsumimi i një ushqimi të caktuar nuk mund të ngopemi. Ndërsa konsumoni rregullisht këto lloj ushqimesh, receptorët në trurin tuaj do të bëhen më tolerantë ndaj dopaminës që çlirohet, duke pasur nevojë edhe për më shumë ushqim për ta prodhuar sa më shumë këtë hormon. Varësia nga droga dhe varësia nga ushqimi janë shumë të frikshme në këtë aspekt.

Simptomat

Për të vuajtur nga varësia ndaj ushqimet, nuk duhet domosdoshmërisht të jeni mbipeshë ndaj vini re simptomat në trupin tuaj. Individët që e përjetojnë këtë varësi mund të kenë edhe çrregullime shtesë, të cilat mund të ushqejnë varësinë e tyre ndaj ushqimit si depresioni, ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv.

Disa nga simptomat më të zakonshme janë:

•Ndjenjat e ankthit kur hani para të tjerëve. Kjo mund të çojë në fshehjen e ushqimit tuaj ose ngrënien në fshehtësi.

•Të hani ose të dëshironi ushqime edhe pse jeni të ngopur.