Jennifer Lopez e zhdukë tatuazhin dedikuar Ben Affleck-ut!

Jennifer Lopez hoqi tatuazhin që i dedikohej dashurisë së saj të madhe për ish partnertin, regjisorin Ben Affleck.

Marketing

Ajo mbërriti në premierën e filmit “Unstoppable” me një fustan që zbuloi se nuk ka më tatuazh në bark.    Më herët, Jennifer kishte bërë tatuazh në brinjë me shenjën e pafundësisë dhe tatuazhin ia dedikoi Affleck-ut. Mirëpo duke pasur parasysh se pas dy vitesh dashurisë i erdhi fundi dhe më pas divorci, aktorja dhe këngëtarja e njohur i dha fund dashurisë së madhe duke hequr tatuazhin.

Kushdo që ka kaluar në procesin e heqjes së tatuazhit e di se mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit, kështu që disa njerëz mendojnë se ky është një kombinim i laserit dhe makijazhit që ka mbuluar bojën që nuk është hequr ende përgjithmonë. 

Marketing