Jep dorëheqje drejtoresha e Doganave të Maqedonisë së Veriut

Drejtoresha e Drejtorisë së Doganave të RMV-së, Sllavica Kutirov, në një deklaratë për opinionin publik njofton dorëheqjen e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme pranoi dorëheqjen time nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Doganave, e paraqitur për arsye personale, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të karrierës sime profesionale në nivel ndërkombëtar.

Dëshiroj të falënderoj Qeverinë dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski për mbështetjen e tyre të parezervë në dy vitet e fundit, e cila kontribuoi që Drejtoria e Doganave të rritet në një nga institucionet kryesore profesionale dhe teknologjike të avancuara në vend.

E përgëzoj drejtorin e ri për emërimin e tij dhe i uroj punë të suksesshme dhe rezultate edhe më të mira”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Kutirov.