Jess Baily: Urime nismën, siguruat vendin në NATO dhe BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Xhes Bejli, ka uruar të gjithë deputetët që mbështetën iniciativën për ndryshime kushtetuese, duke theksuar se ata kanë siguruar vendin e Maqedonisë pranë organizatave perëndimore.

Marketing

“Urime Kuvendit të Maqedonisë për votimin me të cilin iniciohen ndryshimet kushtetuese ashtu siç janë pararë në Marrëveshjen e Prespës. deputetët e të gjitha partive politike shfaqën kurajon dhe lidershipin duke u bashkuar bashkë që të ndihmojnë në sigurimin e vendit të Maqedonisë në Perëndim, në NATO dhe në BE”, shkruan ambasadori Bejli në njoftimin e publikuar nga ambasada e SHBA-së.