Jetimat e Ballkanit ndihmojnë 50 familje në prag të festës së Bajramit

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot i kanë ndihmuar 50 familje në nevojë në Malishevë, në prag të festës së Bajramit të Madh, me qëllim që edhe këto familje të kenë mundësi të presin festën e Bajramit, si të gjitha familjet tjera.

Marketing

Këto ndihma, shoqata i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Malishevë.

Këto familje janë ndihmuar me pako të kompletuar ushqimore, të mjaftueshme për një familje, ndërsa transportin dhe shpërndarjen e këtyre ndihmave e ka bërë sektori i mirëqenies sociale, në drejtorinë përkatëse në Komunën e Malishevës.
Familjet e ndihmuara, janë ato familje të cilat kanë më së shumti nevojë, në bazë të të dhënave që i ka sektori i mirëqenies sociale.

????????????????????????????????????
Marketing