Ballina Showbiz Jim Belushi muajin e ardhshëm në Tiranë

Jim Belushi muajin e ardhshëm në Tiranë

Aktori me prejardhje shqiptare, Jim Belushi, do ta vizitojë Shqipërinë muajin e ardhshëm.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkruan lajmi.net.

Veliaj lajmi e konfirmoi gjatë një takimi me sipërmarrës të huaj në Tiranë.

“Tirana është këtë vit Kryeqyteti Europian i Rinisë. Është një moment i shkëlqyer për të ardhur në Tiranë. Kemi pasur mbi 1 mijë aktivitete kulturore artistike. Ne sapo organizuam Festivalin e Dua Lipës në Tiranë, Rita Ora kishte koncertin e saj po ashtu. Muajin e ardhshëm do vijë edhe Jim Belushi në Shqipëri. Edhe ai i është shqiptar”, u shpreh Veliaj.

Ai tutje shtoi se aktivitetet e shumta në kryeqytetin shqiptar kanë krijuar një energji pozitive që vihet re nga kushdo që po e viziton.

“Ne ndoshta nuk jemi vend aq i madh si disa të tjerë, por jemi origjinalë. Jemi një vend i bukur, me energji pozitive. Çdo qytet mund të ndryshojë, çdo shoqëri mund të ndryshojë, çdo vend mund të ndryshojë, por që qytetet të ndryshojnë duhet vendosmëri, disiplinë dhe një dozë e madhe kreativiteti”, tha ai në vazhdim.

Ndryshe, Rita Ora mbajti koncert javën e kaluar në Tiranë, ndërsa Dua Lipa për herë të parë organizoi “Sunny Hill Festival”, po ashtu në Tiranë./Lajmi.net/

Marketing
Exit mobile version