“Jo, më fal”, Rama paralajmëron refuzimin e BE për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe një herë refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postin në rrjetin social “Twitter”, Rama është shprehur se BE është rrëmbyer nga Bullgaria e cila nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatave për vendin tonë.

Marketing

Rama tha se bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar gjatë nëse duhet të marrin pjesë në samitin e ardhshëm apo jo.

Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”,-ka shkruar Rama në Twitter.

Twitter

Marketing