Ballina Aktuale Jo vetëm në Turqi, festa për Erdoganin nis edhe në Prizren (Video)

Jo vetëm në Turqi, festa për Erdoganin nis edhe në Prizren (Video)

Tashmë janë numëruar mbi 97 përqind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi, të cilat u zhvilluan gjatë ditës së sotme.

Marketing

52.79% është përqindja e fituar deri më tani nga presidenti i tanishëm i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë në vend të dytë më 30.71 përqind është renditur Muharrem Ince.

Erdogan tashmë ka shpallur edhe fitoren e tij përderisa jo vetëm në Turqi por edhe në Kosovë ka nisur festa.
Janë pikërisht banorët e qytetit të Prizrenit të cilët janë duke festuar në qendër të qytetit me vetura dhe flamuj të shumtë turq.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet festa që po bëhet sonte në këtë komunë për vendosjen e Erdogan në krye të Turqisë edhe për një mandate.

Marketing
Exit mobile version