Ballina Sport Jo vetëm Toni Kroos, një tjetër mesfushor brilant e mbyll me futbollin

Jo vetëm Toni Kroos, një tjetër mesfushor brilant e mbyll me futbollin

Thiago Alcantara do të tërhiqet nga futbolli aktiv. Mesfushori spanjoll ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare.

Marketing

Edhe pse fare mirë mund të luante edhe disa sezone, në futbollin europian ose jashtë kontinentit të vjetër.

Me kombëtaren e Spanjës zhvilloi 46 ndeshje (2 gola). Ndërkohë që u aktivizua e fitoi me tri nga skuadrat më të mëdha në planet.

10 trofe me Barcelonën – klubin ku u rrit – 15 me Bayern Munich dhe 2 me Liverpoolin, skuadër ku kaloi vitet e fundit të karrierës fantastike.

Ndërkohë që të gjithë pritnin të mësonin ekipin e tij të radhës për përfundimit të aventurës në “Anfield”, Thiago ka zgjedhur të tërhiqet.

I lindur në Itali, me origjinë braziliane dhe i rritur në Spanjë. Thiago ishte një mesfushor brilant, ndër më të talentuarit e brezit të tij me 534 ndeshje zyrtare, 50 gola dhe 27 trofe./SuperSport

Marketing
Exit mobile version