Joao Mario edhe zyrtarisht i është bashkuar Lokomotivës së Moskës në kampionatin rus.
Njoftimi u dha nga vetë klubi moskovit nëpërmjet Twitterit. Portugezi është transferuar nga Interi në formë huazimi me të drejtën e blerjes për shumën 18 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur që jam bërë pjesë e Lokomotivës. E di që bëhet fjalë për një klub të madh. Skuadra ka afruar shumë lojtarë të famshëm dhe ekspertë. Mora informacione nga Fernandes dhe Eder rreth Lokomotivës, kur grumbulloheshim me kombëtaren. Eder më tha para transferimit se Lokomotiva është një skuadër e mirë dhe atmosfera e mrekullueshme. Faktor i rëndësishëm ishte edhe pjesëmarrja në Champions League,” – deklaroi Joao Mario.