Ballina Aktuale Jorginho nuk ‘joshet’ nga Ancelotti, gati transferimi në Angli

Jorginho nuk ‘joshet’ nga Ancelotti, gati transferimi në Angli

Carlo Ancelotti duhet të fillojë të gjejë një regjisor për lojën e tij te Napoli, pasi italo-braziliani Jorginho mund të quhet një ‘ish’ tashmë.

Marketing

Mesfushori është shumë pranë transferimit te Manchester City, kundrejt një shume prej 50 milionë eurosh dhe një kontrate 5-vjeçare me 4 milionë euro në sezon.

Tabloidi anglez ‘The Times’ raporton se tashmë është arritur akordi, ndërsa pritet përfundimi i grumbullimit të Jorginhos me Italinë, për të kryer vizitat mjekësore me manchester Cityn.

Jorginho është futbollisti ideal, që Pep Guardiola kërkon t’i besojë regjinë e skuadrës së tij, ndaj edhe ka këmbëngulur për afrimin e futbollistit të Napolit.

Marketing
Exit mobile version