Jose Mourinho suspendohet për dy ndeshje

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk do jetë në pankinë në dy ndeshjet e ardhshme.
Mourinho u përjashtua me karton të kuq në humbjen 2-1 të Romës kundër Cremonese të martën dhe u bë bujë në fund të ndeshjes, duke thënë se ai mund të marrë masa ligjore kundër gjyqtarit të katërt.

Marketing

Sjellja e tij josportive nuk mbeti pa u ndëshkuar nga federata italiane, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimit të ‘Football.Italia’, portugezi është suspenduar për dy ndeshjet e ardhme.

Kështu ‘Special One’ nuk do jetë me ekipin e tij ndaj Juventusit dhe Sassuolos.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Mourinho përjashtohet me karton të kuq.

Marketing