Anthony Joshua do të rikthehet në ring në datën 1 prill dhe së fundmi është publikuar dhe kundërshtari që do të ketë përballë. Britaniku do të matë forcat në “O2 Arena” të Londrës me amerikanin Jermaine Franklin. Palët kanë rënë dakord dhe mediet raportojnë se është nënshkruar marrëveshja e në mesjavë do të ketë një konferencë për shtyp pikërisht për këtë sfidë.
Joshua numëron 24 fitore e 3 humbje në karrierë ndërsa rikthehet në ring pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk, sfidë që u zhvillua në gushtin vitit të kaluar. Në krahun tjetër Franklin numëron 22 fitore dhe vetëm një humbje të pësuar nga Dillian Whyte në nëntorin e vitit të kaluar.
33-vjeçari britanik ka treguar se në muajt e fundit ka pësuar rënie e kërkon një sukses në këtë duel për të treguar se ai ka ende kapacitet për të qëndruar në nivele të larta.
Në anën tjetër, Frankiln, vetëm 29 vjeç synon që me një fitore ndaj ish-kapiontit në peshat e rënda të ngjisë akoma dhe më shumë shkallë për të provuar më pas një duel për titullu.