Prokurori publik republikan, Lubomir Joveski deklaroi se nuk ka procedurë të hapur për SMS mesazhin, të cilin prokurorja Vilma Ruskoska ua dërgoi gjykatësve të cilët e lëshuan Katica Janevën në arrest shtëpie.
Situatat që u krijuan me mesazhin e prokurores Ruskoska i shqyrtoi Kolegjiumi i Prokurorisë Publike i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kolegjiumit dhe unë si prokuror publik pamë se deri në këtë moment nuk kemi bazë për ngritjen e procedurës disiplinore”, theksoi Joveski për MIA-n.
Ai theksoi se duhet të pritet se çfarë do të konstatojë Këshilli i prokurorëve publikë, i cili sot debaton për këtë. .