Lidhur me amnistin e të akuzuarve për ngjarjet e 27 Prillit në Kuvend, Peokurori i Përgjithshëm Publik, Lubomir Joveski në një intervistë për Agjencin Shtetërore të Lajmeve të Maqedonisë, thotë se Ligji për amnisti është një akt politik dhe se të njëjtin nuk dëshiron ta komentoj.
“Në rast se kjo varej prej meje dhe nga prokurori i cili vepron në këtë lëndë, Villma Ruskovska, ajo nuk do të ndodhte. Megjithatë ky është qëndrim profesional, ndërsa Kuvendi gjatë miratimit të Ligjit ka vlerësuar rretha të cilat ndoshta edhe për mua nuk janë të njohura. Prokuroria në mënyrë profesionale do të veprojë deri në mbylljen e lëndës.
Por, më duhet të them se procesi për amnisti kontribojë edhe për qartësimin e disa pjesëve të ngjarjes. Deklaratat në seanca gjyqësore, në befasi të shumë njerëzve, ka treguar momente kruciale për përgatitjen e skenarit për ngjarjet e 27 Prillit. E kuptoj dëshpërimi e qytetarëve dhe reagimet e tyre, por përsërisë se aii është një vendim politik. Prokuroria është e obliguar që ta zbaton ligjin”, thekson Jovevski.