Ju bezdis pasqyra e banjos që mjegullohet shpesh? Me këto këshilla, nuk do t’ju shqetësojë më!

Pastrimi i pasqyrës së banjos është një punë tjetër nga pastrimi i banjos.

Pasqyra gjithmonë kërkon më shumë vëmendje dhe pastrim më të shpeshtë pasi për shkak të mjegullës që bëhet në banjo, ajo është e para që merr njolla.

Ja tre këshillat që ju ndihmojnë:

Marketing

Uthulla e mollës

Hidhni në një shishe uthull mollë, përzieni me ujë dhe tundeni butë para se të spërkatni pasqyrën. Pastaj fshijeni atë me një leckë mikrofibre.

Detergjenti për larjen enëve

Ka një efekt si shkumë rroje dhe mbron të gjitha sipërfaqet e xhamit të mjegullohen. Vendosni disa pika në një leckë dhe fshijeni pasqyrën. Fshijeni atë me një leckë derisa të zhduket mbetja e detergjentit. Ju gjithashtu mund ta lyeni pasqyrën me detergjent enësh, lëreni të thahet dhe vetëm atëherë lustroni.

Patatet

Një mënyrë disi e pazakontë për të mbrojtur pasqyrat dhe të gjitha sipërfaqet e qelqit nga mjegullimi është përdorimi i patateve të papërpunuara. Përgjysmoni patatet dhe gjysmën lyeni sipërfaqen që dëshironi të mbroni nga mjegulla. Burrat shpesh e përdorin këtë metodë në xhamat e makinave.

Marketing