“Ju lutem shikojeni”, Dua Lipa ndihet krenare me suksesin e filmit “Zgjoi”

Dua Lipa ka postuar në rrjete sociale se është krenare me suksesin e filmit shqiptar.

Filmi kosovar “Hive” (Zgjoi) ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në festivalin prestigjioz të filmit “Sundance”.

Marketing

“Zgjoi” ka shënuar historinë në festival, duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të këtij festivali.

Filmi ka fituar trofeun për “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”, në festivalin e SHBA-së.

Këtij suksesi iu gëzua mjaft shumë edhe ‘fenomeni’ shqiptar Dua Lipa e cila postoi në rrjete sociale për të.

Dua shkroi fjalë të mira teksa edhe sugjeroi ndjekësit e saj ta shikonin atë, ” ZGJOI!!! Shkruar dhe drejtuar nga Blerta Basholli nga Kosova e cila ka fituar çmime në Sundance! “Filmin më të mirë”, “Regjinë më të mirë” si dhe “Çmimin e publikut”. Ndihem aq krenare!!!! Nëse keni mundësi ju lutem shikojeni”.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri).