Jugohrom sërish vonohet në vënien e filtrave

Jugohromi po realizon punët e vendosjes së filtrave shumë ngadalë dhe jashtë pritshmërive që kishte qeveria. Kështu ka deklaruar sot zëvendës kryeministri Koço Angjushev, për vonesat që bën Jugohromi me vendosjen e filtrave. Angjushev me këtë rast tha se Qeveria i ka ndarë mjetet për ta ndihmuar Jugohromin nhë këtë drejtim, megjithatë, Jugohromi duhet fillimisht të investojë mjetet vetanake dhe pastaj të merr dhe kredinë e miratuar Banka popullore për zhvillim. Kjo kompani tha Angjushev, ka pronar dhe është private andaj, Qeveria nuk mund të ushtroj presion mbi kompaninë private për realizimin e detyrimeve që duhet ti bëj. Angjushev këto komente i bëri gjatë vizitës që sot realizoi në Tetovë.

Marketing

Ndajtëm mjete që ata duhet t`i marrin, por fillimisht duhet t`i investojnë mjetet vetanake. Mendoj se ata punojnë por me tempo të ngadalësuar nga ajo që ne prisnim por, megjithatë ne si shtet nuk mund të kemi ndikim në kompani private. Ne mundemi vetëm ta ndihmojmë, dhe, këtë e bëmë. Ne përmes bankës për rinovim dhe zhvillim siguruan 1.5 milion euro që ata do mund t`i tërheqin por pasi ti investojnë mjetet e veta. Ne fillimisht presim që investitori t`i investoj mjetet e veta deri në fund, që pastaj paratë e shtetit në fund të vinë që të përfundojë projekti”- tha Koço Angjushev. Zv.kryeministër./alsat/

Marketing