Në fotografinë e publikuar, Xhuli shfaqet e ulur në natyrë me duar të shtrënguara me një burrë që ka tatuazhe.

Shkrimi që shoqëron foton, “Gjithmonë duke ta kapur dorën”, pasqyron qartë afërsinë dhe dashurinë që çifti ndan, ndërsa buzëqeshja e saj tregon se Xhuli është në një fazë të qetë dhe të lumtur të jetës së saj personale.
Megjithëse identiteti i të dashurit të saj nuk është zbuluar ende plotësisht, fansat po presin me padurim më shumë detaje dhe ndonjë imazh të plotë të burrit misterioz që ka fituar zemrën e Xhulit.

Për momentin, ky postim mbetet një ndër temat më të komentuara mes ndjekësve të saj, të cilët janë gjithmonë të interesuar për çdo hap të ri në jetën e saj. /Telegrafi/