Juve fiton derbin e Italisë, heroi është Higuain

Juventus e ka fituar derbin e Italisë kundër Interit.
‘Bardhezinjët’ kanë triumfuar 1-2 përballë Interit të Antonio Contes.

Marketing

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan me Paulo Dybalan (4’), por vendasit barazuan shumë shpejtë me Lautaro Martinez (18’) që realizoi nga penalltia.

Golin e fitores për ekipin e Sarrit e shënoi sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë Gonzalo Higuain (80’) pas asistimit të Bentacur.

Juve zhvendoset në vendin e parë me një pikë më shumë se Interi 19 përkatësisht 18.