Ballina Sport Juve me mision në Amsterdam, gati firma me De Ligt

Juve me mision në Amsterdam, gati firma me De Ligt

Ka ardhur momenti për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen me De Ligt. Nuk ka më asnjë dyshim që kapiteni i Ajax ka zgjedhur Juven për të vijuar karrierën, tani është radha e drejtuesve të Zonjës të përcaktojnë detajet e fundit të kontratës dhe të hedhin të zezën mbi të bardhë. Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici dhe Mino Raiola kanë udhëtuar në Amsterdam për të firmosur zyrtarisht me talentin holandez.

Marketing

Akordi është gjetur prej kohësh: 70 milion euro për Ajax dhe një kontratë 5-vjeçare për De Ligt, 8 mln euro kesh plus 4 të tjerë në formë bonusesh. Drejtuesit e Juves dëshirojnë ta blindojnë menjëherë 19-vjeçarin duke i vendosur një klauzolë largimi prej 150 milion euro. Një goditje e madhe e bardhezinjve në merkato që gjejnë në këtë mënyrë zëvendësuesin perfekt të BBC së famshme.

Pas Ronaldon, De Ligt konsiderohet si goditja e dytë me e madhe e Paraticit. Një meritë në të padiskutueshme në mbylljen e kësaj marrëveshje ka dhe Mino Raiola, i cili bindi lojtarin por dhe drejtuesit e Juves që ti paguanin bonusin që kërkonte, 11 milion euro komision.

Marketing
Exit mobile version